Google ADS

Ismaili: Do të krijojmë kushte për shanse të barabarte dhe mirëqenie

00:12 | 27 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Uran Ismaili, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se duhet krijuar kushte për shanse të barabarta dhe mirëqenie.

Gjatë një tubimi në qytetin e Prizrenit, Ismaili është shprehur se PDK-ja do t’i jap fund korrupsionit dhe nepotizmit.

“Në qytetin e ngjarjeve të mëdha historike dhe kryeqendrën kulturore të Kosovës. Prizreni fantastik me një tubim të jashtëzakonshëm përçoi energji që garanton fitoren e Kadri Veselit dhe PDK-së. Ne do t’u japim fund korrupsionit e nepotizmit dhe do ta zhvillojmë ekonomikisht Kosovën, duke krijuar kushte për shanse të barabarta dhe mirëqenie”, ka thënë Ismaili.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme