Prokurorja Mane Syla ka folur për Televizionin 7 rreth ecurisë e zgjjedhjebe në rajonin e Gjakovës. Ajo thotë se janë kryer dy arrestime për shkak të incidenteve të shkaktuar në qendrat e votimit.
Syla ka treguar se organet përgjegjëse kanë reaguar menjëherë pasi janë njoftuar për incidente në rajonin ku ajo vepron.
“Për rastet ku jemi lajmëru që ka pasur incidente, menjëherë kemi marrë veprime konkrete. Dy raste i kemi pasur”, ka thënë Syla, transmeton Gazeta Express.
Ajo ka treguar aryset e arrestimit të dy personave.
“Njëri ka qenë për fotografim të votës, ndërsa tjetri ka qenë rast i sulmit. Ka ndodhur rreth orës 6 të mbrëmjes”, është shprehur ajo.
Kosova po voton për zgjedhjet parlamentare, ndërsa kutitë e votimeve pritet të mbyllen për më pak se një orë.
Deri në orën 15:00 Komisioni Qendror Zgjedhor ka treguar se kanë dalë në zgjedhje mbi gjysmë milioni i qytetarëve, që tregon shifra më të mira se sa zgjedhjet e mëhershme të mbajtura në Kosovë. /Express/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...