Burim Ramadani: Veriu nuk është sfida kryesore e sigurisë kombëtare

22:54 | 27 Shtator 2019
Arbresh.info

Kandidati për deputet nga AAK, Burim Ramadani, ka thënë se sfidat në aspektin e sigurisë vazhdojnë edhe për Qeverinë e re.

“Nuk është vetëm veriu sfida kryesore e sigurisë kombëtare. Është e qartë se ndërhyrja e jashtme armiqësore ka zënë hapësirë të caktuar në shtetet e Ballkanit dhe ato kombinohen”, ka thënë Ramadani, njofton Klan Kosova.

“Nuk është vetëm transformimi i FSK-së në mandat ushtarak por edhe rritja në kapaciteteve të specializuara ushtarake që do ta bëjnë Ushtrinë e Kosovës më të mençur më inteligjente në rajon. Inteligjenca e mbrojtjes do të jetë një prej zhvillimeve më të mira që do të ndodhë në aspektin e sigurisë kombëtare”.

“Policia ka filluar në investim në kapacitete të specializuara. Të njëjtën kohë do të ndodhë edhe rritja e numrit të zyrtarëve policorë për 2000 gjatë mandatit të ardhshëm. Fokusi është në njësi të specializuara”.

Sipas tij në mandatin e fundit Qeveria Haradinaj ka investuar në shërbimet emergjente.

“Ka pasë investime, ngritje të kushteve të punës, për zjarrfikësit shpëtues”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme