Google ADS

Arrestohet vëzhguesi i një partie politike në Gjakovë, po kërkohej nga policia

18:24 | 6 Tetor 2019
Arbresh Info

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat po mbahen sot në Kosovë, qytetarët kanë votuar për kandidatët të cilët do t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Kosovës. Përgjatë ditës së sotme, ka pasur edhe parregullsi ku qytetarët kanë fotografuar votën, për këtë policia ka arrestuar disa persona në qendra të vendvotimeve

Në Gjakovë policia ka arrestuar një vëzhgues të një partie politike, por arrestimi i tij nuk ka qenë i lidhur me ditën e zgjedhjeve dhe procesin zgjedhor.

Këtë për Gazetën Express e ka shpjeguar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Është arrestuar një vëzhgues i një partie politike në njërën prej shkollave në Gjakovë. Por, kjo nuk ka pasur të bëjë me procesin zgjedhor. Ai ka qenë në kërkim nga policia për vepra të mëhershme”, ka thënë Graishta./GazetaExpress

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme