Albin Kurti hap fushatën zgjedhore në Mitrovicë

17:30 | 25 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidati për kryeministër Albin Kurti ka zgjedhur të hapë fushatën zgjedhore në qytetin e Mitrovicës.

Nga aty Kurti ka thënë se ka ardhur dita e ndryshimit, raporton arbresh.info.

Në fjalimin e tij kandidati ka shpalosur disa nga pikat e tij të programit, për të cilën shpreson se do të zgjedhet nga elektorati.

“Disa po dyshojnë akoma kush do të fitojë zgjedhjet. Po prodhojnë sondazhe e përqindje për të hutuar, por neve s’na duhet asnjë sondazh për të treguar se ka ardhur koha jonë, se erdhi dita për lëvizjen. E dini se erdhi dita për Vetëvendosje, se ndryshimi po vjen, se një diell i ri do të lindë pas 6 tetorit, mbi Kosovë e për Mitrovicë”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme