Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen foli pas samitit të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Slloveni ka treguar disa nga temat kryesore të diskutuara në samit, ku ishte integrimi i gjatë vendeve të rajonit.
“Mesazhi im i dytë sot ka qenë lidhur me planin ekonomik dhe të investimit, i cili është bërthama e angazhimit tonë me regjionin me nëntë (9) miliardë euro, pra me një shumë që është propozuar, është vënë në dispozicion. Plani ekonomik dhe i investimit është pjesë e procesit të Berlinit dhe është me rëndësi kritike për zhvillimin dhe integrimin e thellë të tregut regjional. Integrimi i tregut do të jetë më rëndësi për Ballkanin Perëndimor, siç është me rëndësi edhe tregu evropian”, tha Von der Leyen.
Tutje ka përmendur edhe faktin kur ka vizituar Ballkanin Perëndimor dhe se si ajo ka vrenjtur mos durimin dhe frustrimin e njerëzve ne lidhje me hyrjen në Bashkimin Evropian.
“Javën e kaluar vizitova shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe përveç diskutimet mbi temat që i përmenda, ndjeva edhe mos durimin që kanë njerëzit dhe frustrimin e tyre lidhur me zgjatjen hyrjes së tyre në Bashkimin Evropian. Cilat janë hapat përpara sa i përket reformës, është më se e qartë se partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor po ndërmarrin reforma të rëndësishme, nuk mund të themi akoma se kanë arritur por ka progres, ka përparim shumë të dukshëm. Nëse shikojmë në aspekt kronologjik shumë gjëra kanë ndryshuar, por tani është e rëndësishme të mbajmë këtë drejtim ne luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, lirisë së medias dhe reformës ekonomike” , tha ajo.
Po-ashtu ajo ka diskutuar në lidhje me mos-hapjen e negocimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, po rrezikon marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes këtyre vendeve dhe të ardhmen e tyre.
“Por në ndërkohë Bashkimi Evropian duhet të ofrojë të vetën dhe në veçanti mos-hapja e negocimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, po rrezikon bashkëpunimin tonë apo të ardhmen. Gjatë ditës së sotme kemi diskutuar për lëvizjen përpara dhe qartësimin e këtij procesi për një punë intensive nga ana e komisionit për të gjetur pikat kyçe ne temat bilaterale, për t’u siguruar që ne do t’i vendosim në hartën tonë të përfshirjes këto çështje”, tha presidentja e KE./arbresh.info/
DOKUMENT| Kjo është Deklarata e Brdos e arritur në samitin BE-Ballkani Perëndimor – Arbresh.info
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...