BMW M8 Competition po cilësohet si një ndër veturat më të fuqishme sportive me dy dyer që marka ka prodhuar deri më tani.
Modeli i BMW, me motorin e fuqishëm 4,8-litërsh nën kofano, arrin të prodhojë 617 kuaj-fuqi. Kjo ia siguron makinës përshkimin e shpejtësisë 0-100 km në orë për vetëm tre sekonda, shkruan CarBuzz.
Dëshmia se modeli i ri i serisë ‘M’ nga radhët e firmës gjermane për prodhimin e makinave është një ndër automjetet më të shpejta sportive që ka prodhuar ndonjëherë vjen në një video. M8 Competition është kapur në kamera duke lëvizur me shpejtësi marramendëse në një pistë garash në Nurburgring të Gjermanisë.
Automobilit briliant i BMW-së i nevojitën vetëm 7:32.79 minuta që të përfundojë një xhiro në pistën respektive të makinave.
Çmimi aktual i modelit në fjalë varion prej 117 mijë deri në rreth 130 mijë euro.
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...