Google ADS

Vettingu pjesë e diskutimit në Bruksel| Varhelyi: Nuk besojmë që ka nevojë për një riformim të gjithë sistemit të Kosovës

15:55 | 7 Dhjetor 2021
S D

Në konferencën e përbashkët për media, komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, përmendi edhe çështjen e vettingut, ku tha se si fillim duhet të kuptohet se çfarë do të përfshihet në Vetting, shkruan arbresh.info.

“Ne e kemi diskutuar edhe këtë çështje gjerësisht me kryeministrin, sepse mendoj se gjëja e parë është ta kuptojmë se çfarë përfshihet në Vetting, dhe me atë që kam kuptuar, në kuptimin e substancës, është që duhet të ketë objektiva të qartë, objektive pra, kur bëhet fjalë për konfliktin e interesit, çështjet private, e pastaj çështjet institucionale”, tha ai.

Tutje ai tha se Kosova nuk ka nevojë për një riformim komplet të sistemit të drejtësisë, duke marr shembull Shqipërinë.

“Nuk besojmë që ka nevojë për një riformim të gjithë sistemit të Kosovës dhe nëse më pyesni mua, duke marrë parasysh shembullin e Shqipërisë, nuk e mendoj që një operacion aq i madh është i domosdoshëm sepse besoj që themelet, bazat e sistemit, janë në përputhje me standardet tona. Sigurisht jemi të gatshëm të ulemi dhe të shohim se çfarë përmirësimesh mund të bëhen dhe duhet të bëhen. Dhe qëndrojmë sot të hapur para kryeministrit për ta diskutuar krejtësisht dhe gjerësisht këtë temë”, deklaroi Varhelyi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme