Po vazhdon paraqitja e parë e Kadri Veselit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.
Ish-kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, u deklarua i pa fajshëm qysh ne seancën e parë, sikurse edhe Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi.
“I dëgjova, i kam lexuar të gjitha pikat. Deklarohem se jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, deklaroi Veseli para gjykatësit Nikola Giju.
Në formë virtuale po merr pjesë edhe avokati, Ben Emmerson.
Aktakuza kundër Kadri Veselit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.
Aktakuza e ngarkon Kadri Veselin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale./arbresh.info/
Thaçi për akuzat: I dëgjova, i kam lexuar dhe i hedhë poshtë të gjitha
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...