Drejtuesi i buldozerit, fillimisht u përpoq të marrë trupin e dëshmorit palestinez me kovën e buldozerit por gjatë kësaj trupi copëtohet, dhe më pas largohet nga zona duke e marë zvarrë trupin e copëtuar
Veprimi çnjerëzor i ushtarëve izraelitë ndaj trupit të pajetë të palestinezit që e martirizuan në kufirin e Rripit të Gazës nën bllokadë ka shkaktuar reagime.
Në pamjet në median sociale janë reflektuar momentet kur një grup palestinezësh përpiqeshin të merrnin trupin e një personi ende të paidentifikuar të cilin ushtarët izrelitë e kishin martirizuar këtë mëngjes në kufirin e Gazës.
Një buldozer i ushtrisë izraelite që ka mbërritur në rajon u përpoq të pengonte palestinezët që të merrnin trupin e dëshmorit.
Pavarësisht kësaj, derisa palestinezët morën trupin dhe përpiqeshin të largoheshin dëgjohen të shtëna të armëve, ndërkohë që rrëzohet në tokë një palestinez i cili u qëllua në këmbë nga ushtarët izraelitë që hapën zjarr ndaj atyre që po përpiqeshin të merrnin trupin e pajetë.
Pas hapjes së zjarrit palestinezët ishin të detyruar të linin trupin e martirit.
Ndërkohë shfaqen pamje të tmerrshme teksa buldozeri izraelit që ndjek grupin përpiqet të marrë trupin e dëshmorit.
Drejtuesi i buldozerit, fillimisht u përpoq të marrë trupin e dëshmorit palestinez me kovën e buldozerit por gjatë kësaj trupi copëtohet, dhe më pas largohet nga zona duke e marë zvarrë trupin e copëtuar.
Ushtarët izraelitë mëngjesin e sotëm hapën zjarr ndaj dy palestinezëve që ndodheshin në afërsi të telave kufitarë në lindje të rajonit Abasan. Si pasojë njëri nga palestinezët u martirizua dhe tjetri u plagos.
Më pas ushtarët izraelitë hapën zjarr edhe ndaj të rinjve palestinezë që tentuan të merrnin trupin e personit të martirizuar dhe personit të plagosur. Në ngjarje u plagosën edhe dy palestinezë të tjerë pasi u qëlluan në këmbë.
Ushtria izraelite pas ngjarjes njoftoi se kishte hapur zjarr ndaj 2 personave për të cilët pretendon se i ishin afruar kufirit “për të vendosur lëndë shpërthyese”./AA
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns