Thaçi: Nuk do të ketë amnisti për krimet e Serbisë

14:58 | 27 Prill 2020
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga Kompleksin Memorial në Mejë ka thënë se nuk do të ketë amnistri për krimet serbe në Kosovë.

Thaçi ka shtuar se heshta e ndërkombëtarëve nënkupton diçka të tillë por që nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë, shkruan arbresh.info.

I pari i vendit ka thënë se nuk ka paqe pa drejtësi.

“Ky është një gjenocid i kryer ndaj popullit të Kosovës,  fatkeqësisht ende i pa ndëshkuar në rrafshin ndërkombëtare e as lokale. Kjo heshtje ndërkombëtare nënkupton një lloj amnistimi të Serbisë të kryer në Kosovë, por nuk do të ketë nga askush, në asnjë rrethanë amnisti përballë krimeve dhe gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë. Nuk ka paqe padrejtësi dhe do të kërkojmë bashkë me ndërkombëtarët që këto krime te ndëshkohen”, ka thënë Thaçi.

Ai ka përmendur se në luftën e Kosovës serbët kanë kryer mbi 400 masakra, kanë vrarë mbi 10 mijë shqiptarë civil, ende nuk dihet mbi fatin e të pagjeturve, ,kanë vrarë mbi 1.300 fëmijë, ushtria dhe policia serbe kanë dhunuar mbi 20 mijë gra shqiptare, dhe se po ajo ushtri ka dëbuar mbi 1 milionë qytetarë dhunshëm./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme