Familjaret e 18 vjeçarës së vrarë në Ferizaj, kanë treguar se e ndiera ishte martuar që dy muaj me njërin nga personat që dyshohet se e ka vrarë.
Daja i së ndierës ka thënë për arbresh.info, se vajza kishte zgjedhur vet të martohej më të, pavarësisht se familja ishte kundër.
“Ne kemi qenë kundër kësaj martese, pasi kemi pyetur për djalin, por vajza ka deklaruar se dëshiron të martohet më të dhe se nuk ka pasur presion”, tha ai.
Sipas tij, e ndiera nuk kishte thënë ndonjëherë se kishte probleme, por kohëve të fundit ka shfaqur një farë stresi.
Ndryshe të dielën në orët e pasdites 18 vjeçarja M.O, ishte sjellë pashenja jete në QKMF e Ferizajt nga dy të dyshuarit për vrasje.
Policia ka arrestuar njërin nga të dyshuarit ndërsa tjetri është në arrati./arbresh.info/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...