Që nga themelimi i institucionit të Policisë së Kosovës, 24 pjesëtarë të policisë kanë humbur jetën gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.
Pjesëtarët më të rrezikuar kanë qenë policë të patrullave.
Kështu bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Arbresh.info.
“Gjatë gjithë këtyre viteve, prej ekzistencës së Policisë së Kosovës, fatkeqësisht për shkak të detyrës 24 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dhënë jetën gjatë kryerjes së detyrës, shumica prej tyre kanë qenë polic të patrullave. Ky është një grup brenda Policisë së Kosovës, i cili ka qenë më i prekuri nga grupet kriminale dhe më i pambrojturi”, u shprehë Sveçla.
Për këtë, sipas tij, tash e tutje të gjitha patrullat policore, do të jenë të pajisura me armë të gjata.
“Prandaj, unë jam i bindur se ka qenë vendim i drejt që të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës tash e tutje të jenë të pajisura me armë të gjata. Kjo s’do të thotë që publiku jonë do t’i sheh në vazhdimësi patrullat e policisë me armë të gjata, por ata do t’i kenë me vete në dispozicion në rast nevoje për t’i përdorur gjithmonë sipas procedurave dhe ligjeve në fuqi”, tha Sveçla.
Ai, po ashtu bëri të ditur se të gjithë pjesëtarët e policisë do të jenë të trajnuar për përdorimin e armëve të gjata.
“Po tash jemi në proces dhe të gjitha patrullat do kenë armë të gjata. Është e çuditshme për mu se si më herët të gjithë zyrtarë policorë nuk kanë pasur certifikim për përdorim të armëve të gjata. Ne i jemi futur këtij procesi dhe të gjithë zyrtarët policorë, ashtu siç janë të trajnuar për përdorim të armëve të shkurta, do jenë të trajnuar edhe për përdorimin e armëve të gjata, të cilat do t’i kenë në dispozicion./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Sveçla: Është koha e fundit që prokuroria të fillojë me ngritjen e aktakuzave për sulmin në Banjskë
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030