Google ADS

Skandaloze: Qytetari zbrazë gjithë mbeturinat që kishte grumbulluar në bagazhin e veturës së tij

13:19 | 30 Tetor 2021
A. B.

Hedhja e mbeturinave në rrugë dhe vende të pacaktuara është një nga problemet e vazhdueshme me të cilat përballen institucionet dhe qytetarët tanë.

Edhe sot e kësaj dite shoqëria jonë nuk ka arritur të vetëdijesohet në këtë aspekt, shkruan portali arbresh.info

Në një video të siguruar nga portali arbresh.info, shihet një burrë te Tregu i Gjelbërt në Pejë teksa ka afruar veturën dhe nga bagazhi po gjuan mbeturina në rrugë.

Një veprim i tillë i cili shihet edhe në videon e mëposhtme është i pahijshëm dhe njëkohësisht ndotë ambientin.


Pavarësisht kërkesave të shumta për mbrojte të ambientit, qytetarët po vazhdojnë të tregohen të pa kujdesshëm duke hedhur mbeturinat vend e pa vend. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme