Shefi i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, thotë se në Kosovë fare pak përdoret rripi i sigurisë.
“Kemi patur projekte për përdorimin e rripit të sigurisë sepse në Kosovë përdoret fare pak, apo jo mjaftueshëm”, shprehet Qalaj derisa flet për objektivat e policisë sa i përket sigurisë në trafik. Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe efektivitetit, sigurinë rrugore e ka të përfshirë në objektivin strategjik. Po ashtu, ofrimi i sigurisë publike, ngritja e sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimi i aksidenteve”, është shprehur Qalaj, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, policia ka hartuar një mori projektesh për sigurinë në trafikun rrugor, përfshirë edhe vetëdijesimin e shoferëve.
“Përveç detyrave të përgjithshme ka patur edhe plane operative dhe aktivitete për siguri më të madhe në trafik. Vetëm vitin e kaluar janë shqiptuar pikë negative për mbi 32 mijë shoferë dhe mbi 13 mijë shoferëve i është marre patentshoferi.”
Qalaj pret edhe ndryshime ligjore sa i përket sigurisë në trafik.
Këto komente ai i ka bërë në konferencë për media, në të cilën u prezantua raporti “Dekada e sigurisë 2010-2019”, dhe u diskutua kryesisht për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor./arbresh.info/
Agim Veliu: Sigurinë në trafik do ta trajtoj me prioritet të shtuar
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...