Politikani serb, Nenad Rashiq, në një konferencë për medie tha se djalit të tij ju thyen dhëmbë me boks hekuri, dhe të pranishëm në zënkë ishin 30 apo 50 të rinj, që disa prej tyre posedonin edhe thika.
“Dëshiroj që të zgjidhet sa ma parë ky rast. Quni im është në klasën e katërt të gjimnazit dhe ai ka qenë i sulmuar nga një grup dhe u sulmua jo vetëm me duar, por edhe me mjete të tjera. Djali im është sulmuar më një boks hekuri, i janë shkaktuar prerje dhe i janë thyer dhëmbë”, është shprehur Rashiq, raportona arbresh.info.
Ai nuk ka dashur të drejtojë gishtin tek ndonjë i dyshuar, apo të prejudikojë motivin e këtij sulmi.
“Prokurori i ka kualifiku lëndimet si lëndime të rënda trupore. Ai që është fajtor duhet të përgjigjet.
Sipas Rashiqit këtë e ka organizuar dhe planifikuar një grup i të rinjve.
“Tash e 15 vite merrem me politikë dhe çdo ditë tentoj të jem me i tolerueshëm dhe për fat të keq te ne ekziston një mendim ndryshe ku vlerat tona molare janë kthyer përmbysë”, është shprehur Rakiq.
Ai thotë se ka takuar prindin e atij që ka sulmuar djalin e Rashiqit, “por nuk e kam kërcënuar askënd dhe pres të zgjidhet sa më shpejtë”.
Ai është pyetur në lidhje me komentet e liderit të Listës Serbe, Goran Rakiq, se “për këtë sulm fajtor janë Rashiqi, Kurti e Trajkoviqi”.
“Është koment i pa ndershëm”, është shprehur shkurt Rashiqi./arbresh.info/
Rakiqi akuzon Kurtin, Rashiqin dhe Trajkoviqin për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiq – Arbresh.info
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...