Google ADS

QNR-ja vazhdon me skanimin e listës përfundimtare të votuesve

13:52 | 18 Shkurt 2021
Arbresh.info

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar punën sipas procedurave të parapara. Aktualisht në këtë qendër është duke u zhvilluar skanimi i listës përfundimtare të votuesve.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për medie, raporton arbresh.info

Ai thotë se deri më tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve nga 1,244 vendvotime apo rreth 53% e saj.

“SKANIMI I LISTËS PËRFUNDIMTARE TË VOTUESVE: Po ashtu, QNR-ja është duke vazhduar me skanimin e listës përfundimtare të votuesve, në të cilën janë nënshkruar votuesit në ditën e zgjedhjeve. Deri më tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve nga 1 244 vendvotime apo rreth 53% e saj. Ky aktivitet është i domosdoshëm për të na siguruar se nuk ka raste kur ndonjë votues ka marrë pjesë në votim në vendvotimin e tij të rregullt, por edhe në vendvotimin me kusht”, thotë Elezi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme