Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka krijuar grupin koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në lidhje me këtë, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se në etapën e parë për anëtarësimin e Kosovë në KiE, ka mjaftuar koordinimi i mirë mes qeverisë, presidencës e kuvendit që kërkesa e Kosovës të arrijë në Asamblenë Parlamentare të KiE-së.
Ndërsa tash, sipas saj, nevojitet bashkëpunim më i ngushtë ndër-institucional në mënyrë që të ketë përgatitje për të gjitha kërkesat dhe raportet që vijnë nga KiE.
“Prandaj, kemi propozuar krijimin e një grupi koordinues që ka për detyrë të zhvillojë komunikim dhe bashkëpunim ndër-institucional lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke shkëmbyer informacione dhe duke hartuar raporte për çështje specifike në fazën e përgatitjes së opinionit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së”, tha Gërvalla.
Ndërsa, sipas kryeministrit të vendit, Albin Kurti, Kosova e Këshilli i Evropës ndajnë vlera e shtylla të përbashkëta mbi të cilat janë krijuar; të drejtat e njeriut, demokracinë e sundimin e ligjit.
“Këto vlera të KiE-së janë të kodifikuara dhe zbatuara nëpërmjet konventave të ndryshme dhe të monitoruara nga GjND-ja, e të cilat Kosova i zbaton me përkushtim edhe duke mos qenë anëtare e KiE-së”, tha ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...