Në mbledhjen e 165-të të Qeverisë së Kosovës është miratuar kërkesa e Telekomit të Kosovës për huamarrje në vlerë prej 15 milionë euro.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se kjo kredi për Telekomin do të shërbej për investime në pajisje dhe sisteme telekomunikuese me teknologjinë e informacionit, raporton Arbresh.info.
“Kemi shqyrtuar kërkesën për huamarrje nga Telekomi i Kosovës, e cila fillimisht ka qenë në vlerë prej 20 milionë euro në një planë investiv të parashikuar. Por me qenë se vitin e kaluar kemi miratuar pjesën e parë që ishte me 5 milion eurot e para për të filluar investimet, tani është radha që të vihet në dispozicion edhe pjesa e dytë në shumë prej 15 milion euro dhe kështu të kompletohet i tërë plani investiv që ka qenë sa i përket përditësimit të rrjetit dhe infrastrukturës”.
“Kjo kredi do të shërbej për investimin në pajisje dhe sisteme telekomunikuese me teknologjinë e informacionit dhe telekomunikacionit dhe do të ndihmoj edhe në përmirësimin e shërbimeve nga Telekomi i Kosovës”, ka thënë Murati.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shfuqizimi i ndërmarrjeve publike përmes mirë menaxhimit dhe mundësive të investimeve kapitale mbetet prioritet./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...