Dëshmitari i tretë në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, ishte punonjësi i sigurisë së dëshmitarëve në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), kroati Miro Jukiq.
Jukiq gjatë dëshmisë së tij ka folur për kohën e rrjedhjes së dokumenteve të Speciales, duke thënë se kishte kontaktuar rreth 30 dëshmitarë, të cilët sipas tij, ishin të frikësuar pas publikimit të dokumenteve, shkruan arbresh.info.
Për shkak të kësaj, ai tha se ata ishin detyruar t’i zhvendosnin nga Kosova për shkak të sigurisë së tyre.
“Pas rrjedhjes së informacioneve dhe dokumenteve, kemi marrë disa telefonata nga dëshmitarë që shfaqen shqetësimet e tyre që ishin të frikësuar në lidhje me faktin që emrat e tyre ishin bërë të njohur në mediat në Kosovë dhe rajon. Ne morëm vendim që t’i thërrasim në telefon dhe t’i informojmë që emrat e tyre kishin rrjedhur, ishin në dokumentet publike dhe gjitha njohuritë e mija të përprisha në deklaratë kanë të bëjnë me kontaktet që kam pasur me ata njerëz”, tha Jukiq.
Dëshmitari tha se kontaktet e dëshmitarëve i kishte marrë nga burimet publike në Kosovë dhe nga vet dëshmitarët, me disa prej të cilëve edhe ishte takuar fizikisht.
“ZPS ndërmori shumë hapa, shamë masa në bazë të kësaj gjëje. Disave prej tyre u dhamë numra të rinj të telefonit dhe pajisje telefonike për komunikim të sigurt me ne. Përgatitem për shumë prej tyre plane për menaxhimin e riskut, gjithashtu i zhvendosëm disa prej tyre nga Kosova”, tregoi dëshmitari Jukiq.
Vendimi për zhvendosjen e tyre jashtë Kosovës, sipas dëshmitarit të ZPS-së kishte ardhur duke marrë parasysh kërcënimin dhe deklaratat e dëshmitarëve.
Jukiq kishte dhënë deklaratë në ZPS-së në tetor të vitit 2020, për të cilën ka thënë se lidhet me kontaktet e dëshmitarëve pasi rrjedhën dosjet e ZPS-së.
Prokurori i ZPS kërkoi nga trupi gjykues që disa prej deklaratave të dëshmitarit Jukiq të pranohen si prova materiale.
Ndryshe, deri tash në këtë rast kanë dëshmuar hetuesja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Zdenka Pumper, dhe gazetari kosovar, Halil Berisha.
Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020./arbresh.info/
LEXO EDHE
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...