Google ADS

“Peshku në deti, fërterja në zjarr”, qytetarët komentojnë propozimin e PDK-së për Bedri Hamzën kandidat për kryeministër

15:23 | 28 Mars 2024
R J

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në një konferencë për media gjatë ditës së mërkure ka zyrtarizuar Bedri Hamzën si kandidat të saj për kryeministër të Republikës së Kosovës në zgjedhjet e ardhshme paralmentare.

Qytetarët kanë komentuar vendimin e PDK-së, ku njëri ndër ta, ka thënë se Bedri Hamza është një njeri i mirë, intelektual, mirëpo i mungon guximi.

“Si njeri e shoh shumë serioz, njeri i mirë, intelektual, i nivelit të duhur, nuk është fortë i guximshëm, e në politikë, duhet me qenë i mençur dhe guximtarë, njeriu duhet me qenë humanist, ndryshe nuk ka çka i duhet politikës”, tha një qytetar.

Një qytetar tjetër tha se ky propozim është bërë shumë herët, si dhe është koha për të punuar të gjithë së bashku, që ti kundërvihemi armikut klasik.

“Bedri Hamza prej PDK-së është një ndër personalitetet më serioz, mirëpo këtë e kanë bo para kohë, zgjedhjet nuk janë duke u bërë, nëse bëhen zgjedhjet, mirëpo është çështja e shtetit që do të humb kohë, dhe do të shpenzohet kot, nuk është koha për t’u marrë me zgjedhje, koha është për të punuar të gjithë së bashku e ti kundërvihemi armikut tonë klasik”, u shpreh një qytetar.

Një qytetar tjetër, tha se Hamza është një njeri real dhe i dijshëm, ekonomist i njohur, dhe poashtu i ka të mirat e të këqijat si çdo njeri.

“Unë e vlerësoj si njeri real, njeri i dijshëm, ekonomist i njohur, dhe mendoj që ish mundu me e bo më të mirën, edhe Kurti i ka të mirat dhe mangësitë e veta si çdo njeri, me rëndësi është më dominu ana pozitive” tha ai.

Ndër të tjerat, një qytetar tjetër, tha se Hamza është një ekonomist i rangut të lartë, mirëpo nuk arrihet, vetëm nëse bëhet bashkë më Vetëvendosjen.

“Mendoj se Bedri Hamza është një ekonomist mjaft i rangut të lartë, nivelit qendror, mirëpo nuk arrihet, PDK-ja nuk mundet me fitu as 20%, vetëm nëse bëhet me Vetëvendosjen, përndryshe e vlerësoj punën e tij si Kryetar të Mitrovicës, është ekonomist i fortë, mirëpo Vetëvendosja ka me fitu dhe këtë mandat diku 40%”, përfundoi qytetari./Arbresh.info/ Rita Jakupi/

Të ngjashme