Prime i së martës në Big Brother Vip Albania ka qenë i mbushur me plot tensione e fjalë thumbuese.
Ish-banorja Kiara Tito është zënë disa herë ngushtë nga opinionistët e programit, Zhaklina dhe Arbri, teksa nuk ka qenë në gjendje që të japë përgjigje edhe ndaj disa prej banorëve të eliminuar, siç ishte Tea.
Jo rrallë herë, Kiara dhe Luizi janë kthyer në personazhe kryesor të mbrëmjeve, gjë që ndodhi edhe në spektaklin e kaluar duke u bërë kështu më të komentuarit edhe në rrjetet sociale.
E si për të shprehur mbështetjen për të dashurin e saj, moderatorja publikoi në InstaStory një fotografi të saj dhe Luizit, ku shihen duke shkëmbyer një puthje brenda shtëpisë.
Këtë ajo mesa duket e bëri si në shenjë replike ndaj kritikuesve, duke treguar se lidhja e saj me Luizin është e fortë, pavarësisht të gjithave.
Para saj, ajo pati një tumbim për ata që e kritikuan, duke ndarë me ndjekësit një citat të novelistit spanjoll, Carlos Ruiz Zafon.
“Është e çuditshme si i gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë sa i mjerë është përçmimi ynë”, shkruhet në postimin e bërë nga Kiara në InstaStory.
Ndërsa, kujtojmë se Kiara u eliminua të shtunën e kaluar, pasi publiku mes Kiarës, Bledit dhe Efit vendosi që kjo e fundit të shkojë në finale duke larguar automatikisht Kiaren dhe Bledin nga shtëpia më e madhe në Shqipëri.
Tre finalistët janë Luizi, Efi dhe Dea kurse finalisti i katërt pritet të shpallet këtë të shtunë./Arbresh.info/
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...