Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, vlerëson se Albin Kurti duhet ta vazhdojë dialogun me Serbinë duke shtuar se dialogu nuk duhet të bllokohet për teket e një personi.
“Nuk dua asnjëherë ta paragjykoj [Albin] Kurtin, por po nisem nga një realitet. Kurti ka fituar dhe ka krijuar institucionet e Kosovës drejtësisht. Sot nëse dikush thotë se ka pasur forcë politike në Kosovë unë them që Kurti e ka maksimumin e maksimumit të politikës së Kosovës, sepse ai e ka forcën më të madhe që e ka pasur dikush”.
“Kjo situatë nuk e bën Kurtin që ai të jetë përgjegjës për të gjitha çështjet për Kosovën, sepse është qytetari në anën tjetër, ndoshta edhe një pjesë e vogël e opozitës, por është qytetari i cili në radhë të parë duhet të pyetet. Unë jam i sinqertë dhe them se është gabim që sot për teket, dëshirën ose vlerësimin e një personi të bllokohet dialogu. Është absolutisht e padrejtë, sepse sot dialogun e do qytetari i Kosovës”.
Pacolli, në Rubikon të Klan Kosovës, tha se dialogu i nevojitet Kosovës sikurse ajri njerëzve, derisa shtoi se tendenca, sipas tij, e kryeministrit për shmangie të këtij procesi është e gabuar.
“Është folur publikisht që duhet të ketë rifillim të dialogut që nënkupton që çdo gjë që është bërë deri tani duhet të lihet anash dhe kjo është gabim. Dialogu nuk mund të lihet anash, sepse nëse jemi ai shtet që e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe ajo Kushtetutë e cila është themeluar atëherë, ajo vazhdon pavarësisht se kush janë akterët e qeverisë”.
I pari i AKR-së tha se nuk pajtohet me refuzimin e Albin Kurtit për takimin e 11 majit duke insistuar se Kosova duhet të dialogojë.
“Albin Kurti duhet të shkojë. Kosova duhet të dialogojë, sepse askush në këtë botë, asnjë kryeministër ose presidente, nuk ka të drejtë të vendosë për fatin e Kosovës. Për fatin e Kosovës vendosin qytetarët e Kosovës. Unë besoj që tendenca e Albin Kurtit është asisoj nëse ai thotë ‘Nuk dua të dialogoj tash’, ‘Nuk dua të takohem me Vuçiqin’, edhe pse sot kishte ndërruar situata. E pashë informatën se do të takohet me Aleksandar Vuçiqin, por nuk ka të drejtë askush që t’i ikë dhe t’i shmanget dialogut”.
“Dialogu i nevojitet Kosovës sikurse ajri që iu nevojitet njerëzve, sepse rinia që ka lindur pas atij konflikti nuk duan ta dinë çka ka pasur më parë, ata duan të rriten të sigurt, të lirë dhe të barabartë me rinitë e tjera dhe të mos kenë frikë. Unë e di se Kosova si shtet i vogël duhet të jetë e para e interesuar që të arrihet te dialogu”.
Nisë protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë n...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi