Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ripërsëritur se partneritetin që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet e tjera të botës.
Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, e para e shtetit para deputetëve ka rikujtuar angazhimin e saj në arenën ndërkombëtare për fuqizimin e vendit teksa ka potencuar se Kosova edhe pse shtet i ri, ka bërë hapa të rëndësishëm në skenën globale, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë këtyre muajve të këtij viti ashtu siç kam bërë çdo ditë, kam punuar me ngulm drejtë shtetësisë sonë, ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, fuqizimit të aleancave dhe përpjekjet për ta fuqizuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Shteti ynë edhe pse i ri ka bërë hapa të rëndësishëm në skenën globale”, ka thënë Osmani.
LEXO EDHE:
Osmani: Përfaqësimi i vendit tim, nderi më i madh i jetës sime
“Marrëdhëniet tona me Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë në Evropë e përtej, riafirmojnë rolin tonë si një forcë pro aktive për paqen dhe zhvillimin tonë në rajon e më gjerë. Pjesëmarrja jonë në Samite e Forume ndërkombëtare ka fuqizuar gjithnjë e më shumë zërini e Kosovës në skenën ndërkombëtare. Për herë të parë Kosova është ftuar në Samite dhe organizata që fare nuk është anëtare siç është Samiti i NATO-s në SHBA”, ka shtuar Osmani.
Sipas Osmani, politika e jashtme e Kosovës ka arritur që të vërtetoj në arenën ndërkombëtare se rëndësia e një shteti nuk përcaktohet nga madhësia gjeografike apo ekonomia e saj.
“Politika jonë e jashtme ka adresuar veprimet dashakeqe nga Serbia në lidhje me atë se cfarë përfaqëson Kosova. Përgjigjja ka qenë gjithnjë dhe e vetme. Kosova e lirë e pavaruru dhe sovrane e demokratike është një realitet i pakthyeshëm”, ka thënë tutje e para e shtetit të Ksoovës./Arbresh.info
Nis votimi i 128 amendamenteve, opozita lëshon sallën
Akuzohet për krime lufte në Gaza/ Lëshohet urdhër arrest për...
Pos Kosovës, edhe Suedia do ta apelojë vendimin e UEFA-s për...
Haxhiu: Gjykata Kushtetuese qëllimshëm po e pengon reformën ...
Nëna e 14-vjeçarit të vrarë në Tiranë: Martini ishte i mbush...
Pasivizimi i adresave, BE: Kemi parasysh shqetësimet e shqip...