Google ADS

Osmani me ish-presidentët vizitojnë “Shtëpinë e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”

14:47 | 24 Maj 2021
V. S.

U njoftuan nga afër për çdo zhvillim, takim e intervistë që kishte zhvilluar ish-presidenti Ibrahim Rugova në periudhën sa ishte president.

Presidentja e tanishme, Vjosa Osmani, ish-presidentet Fatmir Sejdiu, Ahtifete Jahjaga e Behgjet Pacolli më rastin e 24 majit ditës së Presidentit vizatuan muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”, ku pan nga afera dokumente te rëndësishme të periudhës së luftës dhe kalimit të Kosovës nga lufta e deri të shlirmi.

Pas vizitës së këtij muzeu ku nga cicëroni u informuan në detaje, Presidentja Vjosa Osmani tha se kjo shtepi tregon për përpjekjet e mdha të Kosovës.

“Erdhëm ta vizitojmë shtëpinë e pavarësisë shtëpinë që i dedikohet përpjekjeve epokale tejet të mëdha që kulmuan me shpallen e shtetit të pavarur të Kosovës përpjekje të udhëhequra nga presidenti Ibrahim Rugova të cilat ndodhën në këtë hapësirë të vogël por që impaktin e kishte të madh. Së bashku me tre presidentët pamë që nga dëmi i madh qe forcat serbe ia kishin bërë kësaj shtëpie në vitin 1999 kishte mbetur vetëm një fotografi e presidentit por falë miqve të tij janë ruajtur shumë fotografi të cilat dëshmojnë se çfarë punë është bërë në këtë shtëpi duke dërgua mesazhin e fuqishëm të luftës së drejtë të popullit të Kosovës për liri”.

E ish-presidenti Fatmir Sejdiu, tha se ky është objekti që ka qenë baza e të gjitha aktiviteteve të ndërtimit të shtetësisë së Kosovës.

“Ka qenë selia e shoqatës së shkrimtarëve pjesa që është themeluar LDK-ja dhe në këtë hapësirë kanë kryer veprimtarinë e tyre. Nuk ka ndodh asnjë lajm që të jetë lajm i rrejshëm. Kanë qenë 2000 informator ditor që kanë siguruar vetveten dhe kanë dhënë lajmin. Komunikimi i brendshëm ka qenë shumë i rëndësishëm. Shumica e lajmeve që kanë shkuar kanë qenë për Qeverinë e Kosovës. Presidenti Rugova nuk ka pasur mundësi të lëviz kanë qenë disa lojëra politike. Ishte e domosdoshme të ecim përtej në atë vizion për ta bërë shtetin e pavarur të Kosovës”.

Ndërsa ish-presidenti Behgjet Pacolli, ka thënë se duhet të bëhet një muze për të treguar gjenocidin që është bërë në Kosovë.

“Unë kam pasur mundësinë që të montoj një video me njerëz të kohës dhe të barti materiale prej këtu. Dhe është gjenocidi në Ruanda, në Bosnje dhe Kosovë. Është një video që gjithmonë lëviz. Dhe kisha dashur që ne këtu në Kosovë të mos harrojmë por me donacione të bëjmë një muze për atë çka ndodhur në Kosovë sepse ka ndodhur një gjenocid i vërtetë. Jam i bindur që këtu është vetëm një pjesë e vogël e asaj që ka ndodhur. Një lutje për president të mos rrinë duarkryq por të punojnë”, tha Pacolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme