Në seancën solemne Osmani kujton të gjithë ata që ndihmuan në shtet ndërtimin e Kosovës

11:27 | 17 Shkurt 2020
A Z

I tërë objekti pothuajse ka marr ngjyrën verdh e kaltër.

Janë këto ngjyrat e flamurit të Kosovës që sot po dominojnë në sallën plenare ku po mbahet seanca plenare më rastin e 17 shkurtit ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Ashtu siç e do rendi hapja e seancës u bë më intonim të himnit.

E pas kësaj ashtu siç e do tradita deputeteve e personaliteteve të tjera publike, një fjalë e tha e zonja e shtëpisë, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

Para të pranishmeve Osmani tha se sot flamuj të vegjël e zemra të mëdha valëviten nepër Kosovë.

” Ndihem e lumtur që sot në këtë ditë solemne gjendem para jush. Më vjen mirë që sot të ju përcjell urimet për këtë përvjetor. Sot flamuj të vegjël e zemra të mëdha valëvitën anekënd Kosovës. Sot vendi ynë ka mbushur 12 vite dhe sot Republika jonë ka përafërsisht moshën e këtyre 12 fëmijëve që janë këtu. Është përgjegjësi e jona që fëmijëve tu lemë një Kosovë më të mirë se e kemi sot. Xhudistët Majlinda Kemlendi e Distrie Krasniqi e kanë skalitur emrin e Kosovës deri në piedestal e të arrijmë deri aty ku dikur s’kemi mundur. Jemi përjetë mirënjohës veprës së Policëve që ranë në krye të detyrës. Sot e nderojmë këtë vepër dhe të shumë policëve që ranë në detyrë. Ta kujtojmë sot arkitektin e Pavarësisë Ibrahim Rugovën. Ti kujtojmë po kështu të gjithë heronjtë tanë që sakrifikuan çdo gjë. Kujtojmë Adem Jasharin dhe  familjen e tij që u bë dritë udhërrëfyese për të gjithë ne. Mendojmë çdo ditë e çdo natë bashkë me nënat e të pagjeturve. Kujtojmë të gjithë njerëzit e mirë të këtij vendi që sakrifikuan çdo gjë për këtë liri. Do tu jemi përjetësisht mirënjohës miqve tanë që na ndihmuan në ndërtimin e shtetit”, tha Osmani.

Të pranishëm në këtë seancë solemne përveç 12 fëmijëve të vegjël të cilët kanë lindur se bashku më Pavarësinë e Kosovës ishin edhe ambasadoret e artit e të kulturës që gjatë këtyre viteve më punën e tyre bënë që emri i Kosovës të përmendet ane e këndë botës./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/190917005623607/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme