Në Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit të zjarrfikësve, askush nga liderët institucional e partiak nuk i ka vizituar zjarrfikësit kosovarë, i vetmi që ka shkruar për ta ka qenë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
E ashtu si i harruan në këtë ditë, ndonëse janë ndër të parët që reagojnë në ndonjë fatkeqësi, ata janë harrur edhe nga përkujdesa institucionale.
Disa nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen çdo ditë janë statusi i pa definuar, mos definimi i kompetencave menaxhuese mes pushtetit lokal dhe qendror, mungesa e kushteve të punës, mos përmbushja e obligimeve nga punëdhënësit për kompensim.
Përpos asaj ata nuk posedojnë as kushte elementare në objektin e tyre të punës.
Kryetari i Sindikatës të Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, përmendi problemet që 4 maji po i gjenë zjarrfikësit në Kosovë.
“Edhe kjo ditë 4 maji, zjarrfikësit i gjen me të njëjtat probleme në të njëjtën situatë, të pazgjidhur të pa definuar e më shumë probleme në të gjitha aspektet edhe në organizim edhe në të gjitha aspektet. Një situatë jo e kënaqshme dhe shumë e rëndë”, tha Beka për arbresh.info.
Beka tutje përmendi faktin se asnjë nga Qeveritë e kaluara nuk kanë finalizuar asnjë nga përpjekjet të cilat i kanë bërë për zjarrfikësit.
“Ka pas tentime nga Qeveritë e kaluara, por jo edhe për me i zgjidh problemet e nga ajo kohë situata është përkeqësuar edhe më shumë. Në vend që zjarrfikësit me u fuqizuar ne kemi mbetur as me ministri të punëve të brendshme po as edhe me komunë”, deklaroi Beka.
Vezir Berisha shofer-zjarrfikësi, për arbresh.info përmendi disa nga rreziqet me të cilat ata përballen çdo ditë e po ashtu edhe pakënaqësitë e tyre që tash e sa vite për ata nuk kanë asnjë ndryshim, vetëm përkeqësim.
“Mungesa e mjeteve në punë ka bërë që ne të përballemi edhe me humbjen e jetëve të njerëzve, një rast më vjen keq ta përmend, në një pompë betoni, ajo thika e betonit gjysmën e njërit e ka për bi, tash ne është dashtë ti kemi ato pajisjet me pre e që neve nuk na përkasin po me ato forcat të cilat kemi arrit me nxirr por për fat të keq jo të gjallë”, tha Berisha.
Tash e 10 vite çdo herë ata janë duke kërkuar atë se çka ju takon e sipas Berishës ata kanë rënë në pozitë të lypësit.
“Qe 10 vjet po duhemi gjithmonë të njëjtat fjalë me i thanë e aq poshtë kemi ra na, na jena ra sikur lypës, na po e kërkojmë të drejtën tonë të vetmit zjarrfikësit kanë mbetur në Kosovë që nuk ju kanë dhanë benifitet që i takojnë”, tha Berisha.
E ndjenjën e të qenurit zjarrfikës Berisha e quan si diçka të pa përshkueshme dhe humane.
“Para se mu bë zjarrfikës nuk di me shpjegu ndjenjën për punën e zjarrfikësit pa e provuar, ma kënaqësi s’ka se kur e shpëton njeriun e ndihet mirë dhe merr falënderime nga ata që shpëton”, deklaroi Berisha.
Mungesa e sigurimeve shëndetësore është një nga problemet kyçe të cilat ata përballen çdo ditë, pasi që për tu shëruar ata duhet ta bëjnë me mundësit e tyre.
Objekti në të cilin ata ndodhën ka probleme po ashtu, dhe ata detyrohen të improvizojnë që të mos dëmtohen më shumë.
Ndryshe 4 maji është dita ndërkombëtare e zjarrfikëseve që festohet në gjithë botën./S.D/arbresh.info
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...