Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, në një konferencë për medie thotë se nuk do t’i bëjë presion lojtarëve për të fituar në ndeshjen e enjtes me Republikën Çeke.
“Shumë njerëz mendojnë se ne duhet patjetër të fitojmë dhe nëse nuk fitojmë ndaj Republikës Çeke është fundi. Nuk e kemi obligative të fitojmë, por është obligative të luajmë mirë. Dhe është e mjaftueshme të fitojmë. Asnjëherë nuk do t’i bëjë presion se duhet të fitojmë. Është e rëndësishme të kemi filozofinë tonë të lojës edhe pse janë dy ndeshje shumë të rëndësishme. Do të kërkoj nga lojtarët të kënaqen duke luajtur, dhe askush nuk ka imagjinuar që të luftojmë për kualifikim në dy ndeshjet e fundit. Nuk them të jemi të ftohtë në emocione, por duhet të sillemi si të tillë. Do të luajmë një ndeshje që do të mund ta kemi më pas ndeshjen e jetës”, është shprehur Challandes, shkruan arbresh.info.
Ai ka konfirmuar se edhe sulmuesi Vedat Muriqi do të jetë i gatshëm të luaj, pavarësisht lëndimit të fundit.
“Sa i përket situatës për shkak të ndeshjes së fundit me Fenerbacen, kam folur me atë dhe deri të enjten do të jetë i gatshëm dhe dita e ditës është më mirë”, është shprehur Challandes.
Muriqi një ditë më parë ka arritur në Kosovë. Challandes pret që në këtë ndeshje të ketë paraqitje sa më të mirë të munshme.
“Presioni i vetëm që i bëjë ka të bëjë me atë që të japin më të mirën e tyre”.
Pas lojës në Pragë, përfaqësuesja e Kosovës pret në stadiumin “Fadil Vokrri” Anglinë me 17 nëntorë./arbresh.info/
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...