Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, e cila thotë se monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro.
Kjo rregullore do të hyjë në fuqi më 1 shkurt.
Dy nga qytetarët e Prishtinës, kanë folur rreth këtij vendimi, duke thënë se një vendim i tillë ka pasur nevojë të merret qysh më herët, gjithashtu se në momentin që pranojmë valute tjetër përveç euros, e devalvojmë shtetësinë tonë.
“Sqarimet nga Qeveria se një vendim i tillë, ekziston që një kohë, nuk është që Qeveria e ka shpik këtë prej vetës, por vetëm në bazë të kushtetutës dhe ligjshmërisë, ajo është duke vepruar, andaj nuk është vendim i gabuar, nuk i pengon minoritetin serb që i merr pensionet nga Serbia, të shkojnë në Graçanicë apo vendet tjera atje të marrin në dinar, kurse kështu në territor të Kosovës, na e kemi valutë legale vetëm Euron, dhe tjerat valuta na nuk guxojmë të pranojmë, sepse atëherë e devalvojmë shtetësinë tonë”, tha një qytetar.
“Ky vendim është dashtë moti, por ne si shtet nuk jemi formuar si duhet, dhe luajnë dhe të tjerët me ne, ata vendosin, por me u vetë pushteti jonë, Qeveria jonë, Kuvendi jonë, ish dashtë këtë dinar me e heq moti”, përfundoi një qytetar tjetër./Rita Jakupi/Arbresh.Info/
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...