Google ADS

Miratohet Projekt-rregullorja që parasheh themelimin e shtëpive për mbrojtjen e fëmijës pranë Qendrave për Punë Sociale

14:54 | 5 Mars 2024
E.K

Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt-rregulloren për Organizimin dhe Fushëveprimin e Shtëpive për Mbrojtjen e Fëmijës.

Ky projekt është prezantuar nga zëvendësministri Blerim Sallahu, ku tha se përmes kësaj projekt-rregullore parashihet të themelohen shtëpi për mbrojtjen e fëmijës pranë Qendrave për Punë Sociale në territorin ku funksionojnë gjykatat dhe prokuroritë themelore.

“Ofrimin e të gjitha shërbimeve mbrojtëse ndaj fëmijës përgjatë 24 orëve, shtatë ditë në javë, shërbime gjithpërfshirëse dhe të arritshme që përmbushin nevojat themelore dhe specifike të fëmijës dhe prindit apo kujdestarit, shërbime këshilluese, shërbime të strehimit të përkohshëm të fëmijës i cili nuk ka mundësi të kthehet në shtëpinë e tij apo qëndrimi në shtëpinë e tij i nënshtrohet kanosjes ndaj jetës apo shëndetit të tij”, tha Sallahu./Arbresh.info

Të ngjashme