Është mbajtur sot Forumi Ekonomik Kosovë-Kroaci, ku në mesin e emrave të njohur politik të vendit, ka marr pjesë edhe ministri kroat i Ekonomisë, Davor Felipoviq.
Felipoviq ka folur për bashkëpunimin mes dy vendeve si dhe për luftën në Ukrainë.
Ministri kroat, në fjalën e tij të rastit tha se Kosova ka vuajtur shumë dhe qytetarët e saj e meritojnë një të ardhme evropiane, teksa shtoi se sikurse Ukraina, edhe Kosova e Kroacia kanë kaluar nëpër shkatërrimet e luftës.
“Kroacia dhe Kosova kanë dënuar agresionin në Ukrainë dhe sikurse Ukraina, edhe Kosova edhe Kroacia kanë kaluar nëpër këto shkatërrime të luftës dhe ne e kuptojmë më së miri ndjenjat e tyre, por ne duhet të përpiqemi që t’i ndihmojmë popullit të Ukrainës për ta arritur lirinë”, është shprehur Felipoviq.
Tutje, ai tha se shteti kroat është i kënaqur që gjatë 10 muajve të parë të vitit 2022, shifrat tregtare të eksportit kanë arritur në 105 milionë ndërsa importet nga Kosova në 10 milionë.
“Kemi intensifikuar bashkëpunimin me Kosovën dhe shohim mundësi të ndryshme në sektorin e energjisë, ndërtimin e rrugëve, ndërtimtari, pajisje ushtarake dhe pajisjet e inteligjencës”, tha Felipoviq./arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare