Mini Bibliotekat, dallimi ndërmjet evropianit dhe shqiptarit kur e shohin duke lexuar

12:01 | 1 Shkurt 2020
A. B.

Ishin hapur me moton “Sill një libër merr një tjetër”, dhe qëllimi i vetëm i tyre ishte të ngrisin nivelin e lexueshmerisë në Kosovë.

Por, ky qëllim i mirë i Mini Bibliotekave të Prishtinës duket se ka devijuar.

Mungesa e mbikëqyrjes, thyerja e xhamave, mbushja e tyre me mbeturina dhe futja e librave që i thyejnë rregullat, janë vetëm disa nga problemet e Mini Bibliotekave të kryeqytetit.

Qytetarët  thonë se kjo ide është shumë e mirë, por po keqpërdoret.

Madje, Xhafer Uka cili pretendon se është shkrimtar dhe kishte furnizuar Mini Bibliotekat me libra thotë se qytetarët tanë nuk janë të interesuar për lexim.

“Unë jam shkrimtar, kam disa libra të shkruara dhe kam libraritë e mija. Disa prej Mini Bibliotekave i furnizova me libra, por ja që tek ne nuk ka interesim për lexim.

” Kjo është pasuria më e madhe por s’ka të bëjmë që populli po lexon pak.”, tha ai.

Ndërsa qytetari Musa Zhdrella thotë se Mini Bibliotekat nuk duhet të kenë kushtëzime pasi që ato janë publike.

“Jam interesuar për ta, por kishin kushtëzime si për shembull ndalimi i librave fetare. Nëse është publike atëherë nuk duhet të ketë kufizime. Ne nuk kemi vetëdije për lexim, nuk e di edhe sa kohë do të na shkojë neve për tu vetëdijësuar për lexim. Dikush i merr librat dhe nuk i kthen më, disa prej tyre janë krejt të thata., tha si.

Një qytetarë tjetër thotë se fëmijët e tij i janë gëzuar më së tepërmi hapjes së tyre.

“Si ide në fillim ka qenë shumë e qëlluar, por ja që ne si popull nuk jemi të interesuar për lexim. Fëmijët e mi ishin gëzuar për një ide të tillë, por ja që gjendja e tyre po shihet.”, ka thënë një qytetar për arbresh.info.

Ndryshe idenë e Mini Bibliotekave të Prishtinës, e kishin marrë edhe disa qytete të mëdha të Kosovës.

Një qytetarë tregon një barcoletë në lidhje me evropianët dhe shqiptarët.

“Evropianin, e shohin në autobus duke lexuar, e shpallin hero. Shqiptarin e shohin duke lexuar, ia thërrasin ambulancën”./A.Begolli/arbresh.info/

Të ngjashme