Presidenti i Këshillit Evropian, Charls Michel, ka pritur në takime të ndara liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Një përjashtim e bëri tek Kosova.
Me kryeministrin Albin Kurti e pati më “sipërfaqësor” takimin.
Gjithçka që pati për të thënë e përmblodhi përmes një telefonate që i bëri Kurtit.
Sa i përket marrëdhënieve Kosovë- BE, Michel nuk kishte vepruar njejtë me ish-kryeministrin Avdullah Hoti.
Presidenti i Këshillit Evropian, në qershor të vitit të kaluar Hotin e kishte pritur në takim zyrtar, në Bruksel.
Në Prill 2016, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit midis BE-së dhe Kosovës hyri në fuqi, dhe që nga Tetori 2017, takimet e Komitetit të Stabilizim-Asociimit zhvillohen midis BE-së dhe Kosovës.
Por, ndryshe ndodhi me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Të hënën Michel ka pritur në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në mars 2012, Serbisë iu dha statusi i kandidatit për në BE. Në Shtator 2013, një Marrëveshje Stabilizimi dhe Asociimi midis BE dhe Serbisë hyri në fuqi. Takimi i 4-të i Konferencës së Anëtarësimit me Serbinë në nivel ministror u mbajt në 13 Dhjetor 2013 në Bruksel për të hapur negociatat mbi Kapitullin 5 – Prokurimin Publik dhe për të hapur dhe mbyllur provizorisht Kapitullin 25 që lidhet me Shkenca dhe kërkim.
Më 27 prill Michel ka pritur në Bruksel presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Maqedonia e Veriut – së bashku me partnerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor – u identifikua si një kandidat i mundshëm për anëtarësimin në BE. Marrëveshja e saj e Stabilizim-Asociimit, e para në rajon, është në fuqi që nga 2004. Ajo aplikoi për anëtarësimin në BE në Mars 2004 dhe Këshilli vendosi në Dhjetor 2005 për t’i dhënë statusin e vendit kandidat.
Në Mars 2020, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme vendosi të hapë negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut. Në korrik të vitit 2020, drafti i kornizës negociuese u prezantua në Shtetet Anëtare.
Në Agjendën e Këshillit Evropian nuk figuron takimi i Michel me Albin Kurtin.
Aty thuhet se Michel, të enjten, do të vizitojë Angolën.
Kryeministri, Albin Kurti, po qëndron në Bruksel për takime me krerët e institucioneve të Bashkimit Evropian./arbresh.info/
“Zbutja” e Serbisë karshi Kosovës – Arbresh.info
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...