Rrjeti i Biznesmenëve të Diasporës Shqiptare vizituan edhe Bashkinë e Kukësit ku biseduan në lidhje me mundësit për investime në këtë qytet që sipas tyre është qyteti që u bë vend strehimi për shumë kosovarë gjatë luftës së fundit të vitit 1998-99 në Kosovë, raporton arbresh.info.
Presidenti i RrBDSh, Nazër Mehmeti për arbresh.info tha se ky vend e ka bërë të qaj qysh në momentin kur ka ardhur, kjo për faktin se është lënë shumë anash në aspektin e infrastrukturës.
“Me ju thanë të drejtën sa erdha u bana me lot. Kukësi është një vend që ka ba shumë për Kosovën dhe të lihet në këtë formë, nuk është aspak mirë. Ne biseduam lidhur me mundësit se çka mund të bëjmë ne si Rrjet në mënyrë që të ndihmojmë këtë qytet, që për Kosovën mbetet simbol”, tha ai.
Në anën tjetër Drejtori gjeneral i RrBDSh-së, Naim Dedushaj për arbresh.info tha se pas disa vizitave në qytetet e Kosovës erdhëm edhe në Kukës për të parë se çka mund të bëjmë.
“Ashtu siç e keni parë ne kemi pasur disa vizita dhe takime në Kosovë, tani erdhëm edhe në Kukës ku u pritem nga nënkryetari i Bashkisë së Kukësit. Aty biseduam në lidhje me investimet që mund të bëjmë si rrjet. Pamë se ka shumë për tu bërë, pasi që Kukësi është edhe qyteti që i ka ndihmuar më së shumti Kosovës”, tha Dedushaj.
Në anën tjetër Amet Gjanaj, zëvendëskryetari i ri i komunës Molenbeek në Bruksel, njëherit edhe me origjinë kuksiane për arbresh.info shprehi pakënaqësitë e tij me lënien anash të qytetit të Kukësit.
“Po prandaj pata mirëkuptimin dhe erdhën edhe vet rrjeti që të shohin se cilat janë mundësit që të investohet. Nuk po gjej arsyet se pse ky qytet është lënë anash ndoshta se është më larg nga qendra edhe një pjesë e madhe e popullsisë janë largu. Pra kryesisht nuk ka një vizion të shërbimeve publike”, tha ai./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...