Presidenti i Letonisë, Egils Levits, konfirmoi përkrahjen për Kosovën për anëtarësim në NATO, Këshill të Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.
“Duhe të fuqizojmë bashkëpunimin në fushën ushtarake. Është e domosdoshme që Kosova t’i bashkohet partneritetit për paqe. NATO-ja është ajo që vendos rreth kësaj. Letonia është duke përkrahur këtë hap, që të integrohet Kosova në organizata të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës. Kosova është një shtet demokratik që bazohet në sundim të ligjit, dhe do të mirëpresim aplikimin e Kosovës në Këshill të Evropës”, deklaroi presidenti Levits, shkruan arbresh.info.
Ai ka shprehur përkrahjen edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Nuk ka pengesa të arsyeshme që të mos jepet liberalizimi i vizave. Po ashtu çmojmë progresin e arritur në luftimin e korrupsionit duke zbatuar edhe masa të ndryshme të sundimit të ligjit. Viti i kaluar ishte shumë i suksesshëm në këtë drejtim”, deklaroi ai.
Në fund ai theksoi se Kosova i përket Evropës, dhe se shpreson që Kosova do të përfundojë në një integrim të plotë në forume dhe organizata evropiane.
“Kosova dhe Letonia janë miq të mirë.”/arbresh.info/
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës