LDK: Kurti shkaktoi krizë të brendshme politike

12:00 | 25 Mars 2020
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në seancën e sotme ka paraqitur arsyet e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga partia e tij.

Ai tha se i pari i Qeverisë pamundësoi funksionimin e saj, shkruan arbresh.info

“Qeveria e Republikës së Kosovës erdhi në pushtet me propozimin për ndryshim ndërsa kryeministri Kurti përmes mos veprimit ka pamundësuar funksionimin e Qeverisë”, ka thënë ai.

Gashi ka shtuar se Kurti shkaktoi krizë të brendshme politike.

“Kurti shkaktoi edhe krizë në brendshme politike, shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme pa konsultim paraprak dhe pa miratimin e kryetarit të LDK-së siç është paraparë në marrëveshjen e koalicionin është në kundërshtim me marrëveshjen e qeverisës mes partnerëve”, ka shtuar ai.

Ai në fund ka bërë thirrje që të votohet ky mocion pë rrëzimin e Qeverisë Kurti./arbresh.info/

Të ngjashme