Google ADS

Kurti kërkon qetësi në sallë të Kuvendit, Konjufca: Fjala e fundit është e Kryeministrit

12:39 | 22 Qershor 2022
arbresh.info

Kryeministri, Albin Kurti, ka kërkuar qetësi në sallën e Kuvendit, pasi po bëhej zhurmë gjatë fjalimit të tij.

“Sa të pabesueshëm jeni kur flisni. Kur ju po flisni, qetësi ka në sallë. Nuk ka nevojë ta ngrisni zërin”, i drejtohet deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Në këtë pjesë gjithmonë e kemi pasë kështu. Është fjala e Kryeministrit, fjala e deputetëve dhe krejt në fund është fjala e Kryeministrit. Me rregullore të re nëse doni e ndryshojmë”, deklaroi Konjufca.

Deputetët, në seancën e sotme, kanë para vetes shqyrtimin e ndryshimeve ligjore në lidhje me Trustin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme