Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se i ka paraqitur tri kërkesat e tij në Bruksel gjatë takimit që e ka mbajtur të mërkurën me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në fjalën e tij hyrëse në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kurti theksoi se Vuçiqi nuk ishte i gatshëm të respektonte asnjërën. Ai ka përsëritur se nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim derisa Serbia nuk e dorëzon Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij që kryen sulmin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Teksa foli për takimin e dështuar në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Kurti ka thënë se Radoiçiqi po vazhdon të mbrohet nga shteti i Serbisë.
“Të mërkurën u mbajt takimi i radhës i nivelit të lartë në Bruksel. Ishte takimi i parë i nivelit të lartë pas sulmit terrorist në Banjskë me organizimin dhe financim të shtetit të Serbisë. Pas nëntë muajve nga sulmi, kryeterroristi Radoiçiq është i lirë dhe mbrohet nga Serbia. Ne nuk mund ta ngjallim heroin tonë Afrim Bunjaku, por Serbia mund ta dorëzojë grupin paramilitar serb me kryeterroristin Radoiçiq që të përballen me drejtësinë në Kosovë. 39 nga 47 të identifikuar për sulmin ndodhen në listën e kërkimit ndërkombëtar të INTERPOL-it. Për sa kohë Radoiçiqi dhe grupi i tij enden të lirë në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, ka thënë Kurti.
Shefi i ekzekutivit ka thënë se mirëbesimi në dialog është humbur edhe me letrën e ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq që e kishte dërguar në shërbimin e jashtëm të Bashkimit Evropian më 13 dhjetor të vitit të kaluar.
“Ne kemi pranuar marrëveshjen dhe kemi kërkuar nënshkrim dhe deponim në organizatat ndërkombëtare. Mirëbesimi në dialog është humbur edhe me letrën që Bërnabiq e dërgoi më 13 dhjetor te shërbimi i jashtëm në BE pasi e lexoi para 27 liderëve të vendeve anëtare. E ajo letër thotë se Serbia nuk e konsideron dhe nuk do ta respektojë marrëveshjen e Brukselit. Andaj, ajo letër duhet të tërhiqet. Ajo letër dhe marrëveshja e arritur në Bruksel janë në kundërthënie me njëra-tjetrën. Marrëveshja duhet të nënshkruhet që të ketë zbatim”, ka thënë ai./eo
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...