Kryeministri, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media kanë folur në lidhje me zbatimin e pagesës për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, shkruan arbresh.info.
Kryeministri Kurti tha se ky është një nga premtimet që Qeveria Kurti e ka bërë dhe se pas një pune intensive fillojnë me aplikimin për mbështetjen e nënave të reja dhe fëmijëve.
“Nëpërmjet zbatimit të pakos për lehonat dhe fëmijët po dëshmojnë një pikënisje të sfidave në Kosovë. Ne duam t’i mbështesim gratë sepse duam të jemi të barabartë. Për ne barazia nuk është e njëtrajtshme por që mbështetja e ofruar, e fuqizon rolin e gruas në shoqëri. Deri në këtë vendim është bërë punë nga Ministria e Financave”, tha Kurti.
E Ministri i Financave, Hekuran Murati, theksoi se me anë të kësaj mbështetje financiare fuqizojnë rolin e gruas në shoqëri.
“Fuqizimi i gruas në shoqëri është njëra nga pikat që kjo Qeveri po e shtynë përpara. Këto masa synojnë forcimin financiar të gruas. Të gjitha pagesat bëhen në llogarinë bankare të gruas. Masa 3.5 përfshin të gjitha grat dhe fëmijët që kanë lindur nga data 1 gusht. Lehonat e pa puna në 12 muajt e fundit të cilat figurojnë si të papuna në ATK, do të përfitojnë mbështetjeje financiare 170 euro për gjashtë muaj. Mbështetje financiare po ashtu përfitojnë edhe të punësuarat për tre muaj krahas kompensimit të pushimit të lehonisë nga Qeveria”, deklaroi Murati.
Shtesat e fëmijëve fillimisht përfshinë fëmijët e lindur nga 1 janari 2020. Të gjitha këto mund të bëhen përmes platformës online E-Kosova./arbresh.info/
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë