Google ADS

Kurti: Deri në fund të muajit maj do t’i kemi mbi 100 mijë vaksina

11:03 | 17 Maj 2021
M. A.

Kryeministri, Albin Kurti ka prezantuar programin qeverisës, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kurti tha se për 55 ditë janë bërë punë të mëdha. Ai shtoi se për këto 55 ditë kanë siguruar 75 mijë vaksina, e që siç thotë ai deri në fund të muajit do të vine mbi 130 mijë vaksina.

“Sot duhet ta festojmë këtë standard që e kemi arritur së bashku e cila duhet të rritet me reforma të mëdha në mënyrë që fëmijët të ëndërrojnë më shumë. Shumë qytetar që po na shohin pyetjet janë se kur do të shohin rezultate konkrete në drejtësi dhe punësim”.

“Sot janë bërë 55 ditë nga marrja e detyrës dhe kemi bërë shumë punë, prioritet është menaxhimi i pandemisë dhe me marrjen e mandatit ne kemi hartuar një plan që së pari të ndalte trendin e rritjeve të rasteve. Pas 41 ditësh në hyrje në fuqi të masave të reja sot kemi një situatë krejt tjetër. Në këto 55 kemi arritur 75 mijë vaksina derisa në fund të këtij muaji do t’i kemi mbi 100 mijë vaksina. Qeveria është në krye të detyrës për të menaxhuar me pandeminë pa e neglizhuar”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme