Google ADS

Komisioneri për Zgjerim i BE-së: Dialogu Prishtinë-Beograd duhet të përshpejtohet

15:40 | 7 Dhjetor 2021
S D

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, në konferencën e përbashkët për media me krye diplomatin Evropian, Josep Borrell dhe kryeministrin Kurti, foli për  integrimin e Kosovës në tregun rajonal si dhe përshpejtimin e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan arbresh.info.

“Tema e parë që do ta përmendja është bashkëpunimi i rajonal dhe dialogu Prishtinë-Beograd që e kemi diskutuar gjegjësisht dhe duhet ta përshpejtojmë paksa që i gjithë rajoni të përfitoj nga mundësit e konsiderueshme të investimeve nga plani i investimeve ekonomike për Ballkanin Perëndimor, pra e njëjta strategji e rritjes që është ofruar për vetë shtetet anëtare të BE-së, dhe ky pasqyron prioritetet e politikave tona siç janë transporti qëndrueshëm, energjia, arritja e qëndrueshme dhe punësimi gjatë diskutimeve tona të sotme inkurajova Kosovën që të shfrytëzoj plotësisht mundësit e këtij plani ekonomik dhe investiv dhe kjo do të thotë përshpejtimin, intensifikimin e përgatitjeve për identifikimin e iniciativave madhore ashtu që investimet në lidhshmëri efiqience të energjisë të mund të shkojnë krah për krahu me gjitha këto”, tha Varhelyi./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme