Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, pretendon se pushteti aktual po provokon veteranët protestues.
“Në bazë të informacioneve të që kemi, pushteti dëshiron ta provokojë situatën, ju kisha lutë juve protestuesve, na me policinë nuk kemi probleme, janë shokët tanë. Kërkojmë nga pushteti të ndalë provokimet, me gishta dhe tërhiqeni ligjin, këta deputet që shkelin ligje, shkelin Kushtetutë nuk e kanë vendin këtu”, deklaroi Klinaku para protestuesve.
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duan që Projektligji për lartësinë e pagës minimale i miratuar në lexim të parë nga Kuvendi i Kosovës, të kthehet në pikën zero.
Ata janë mbledhur nga të gjitha vendet e Kosovës, dhe me brohoritje po kundërshtojnë mos rritjen e pensionit të tyre krahas rritjes së pagës minimale.
“T’i kthehet dinjiteti UÇK-së”, “duam të drejtat tona”, janë disa nga thirrjet e tyre.
Miratimi i këtij ligji sipas tyre është e paligjshme, prandaj duan kthimin e në pikën zëri të këtij ligji.
Në vendin e ngjarjes krahas Policisë së Kosovës është edhe ndihma e shpejtë.
Protestuesit thonë se nuk do të ndalen protestat deri në realizimin e kërkesave të tyre./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...