Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës me disa pika të rendit të ditës.
Nga zyra e kryeministrit kanë dhënë detaje për vendimet që janë marrë në këtë mbledhje.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka mbajtur mbledhjen e 26-të me radhë, në të cilën ka miratuar vendime nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.
Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimet për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, me ndryshimet dhe plotësimet e bëra”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar Rregulloren për Deklarimin e Statusit të Zyrtarëve Publikë, e cila ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave për zyrtarët e institucioneve publike të Republikës së Kosovës, të cilëve ju ndryshon statusi i marrëdhënies së punës sipas ligjit për zyrtarët publikë.
Njoftimi i plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka mbajtur mbledhjen e 26-të me radhë, në të cilën ka miratuar vendime nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.
Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimet për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, me ndryshimet dhe plotësimet e bëra.
Po ashtu, kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar Rregulloren për Deklarimin e Statusit të Zyrtarëve Publikë, e cila ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave për zyrtarët e institucioneve publike të Republikës së Kosovës, të cilëve ju ndryshon statusi i marrëdhënies së punës sipas ligjit për zyrtarët publikë.
Edhe Rregullorja për Disiplinën dhe Ankesat e Zyrtarëve Publikë, ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar, e cila përcakton procedurat dhe masat disiplinore për nëpunësit civil, themelimin, përbërjen dhe përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit disiplinor, si dhe ankesat e nëpunësve civil me rastin e shqiptimit të masave disiplinore, në pajtim me ligjin për zyrtarët publikë.
Rregullorja për Orarin e Punës dhe Pushimet e Zyrtarëve Publikë është aprovuar në mbledhjen e sotme, e cila përcakton rregullat për kriteret dhe kushtet e orarit të punës si dhe pushimet dhe procedurat për shfrytëzimin e pushimeve.
Me vendim Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Rregulloren për Lirimin dhe Pensionimin e Parakohshëm nga Shërbimi Civil.
Miratimin e Qeverisë së Kosovës e marrë edhe Rregullorja për Transferimin e Nëpunësve Civilë, e cila përcakton rregullat dhe procedurat për transferimin e përkohshëm, përhershëm dhe transferimin në rast të mbylljes apo ristrukturimit.
Po ashtu, është miratuar Rregullorja për Pranimin, Vlerësimin dhe Disiplinën e Nëpunësve të Lartë Drejtues. Përmes kësaj rregulloreje përcaktohen rregullat, kriteret dhe procedurat për pranimin, emërimin, vlerësimin e rezultateve të punës dhe disiplinën për pozitat e kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet tjera shtetërore.
Është miratuar edhe Rregullorja për Pranimin dhe Karrierën në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, që ka për qëllim ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe profesional për avancimin në karrierë të nëpunësve civilë me parimet themelore të Shërbimit Civil të përcaktuar me Ligjin për zyrtarët publikë.
Me vendim të Qeverisë së Kosovës i është vazhduar mandati edhe për gjashtë (6) muaj Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Ish të Dënuarve dhe të ish të Përndjekurve Politikë, në këtë përbërje:
1.1. Ylber Topalli, Ministria e Drejtësisë;
1.2. Artan Abrashi, Kuvendi i Kosovës, gjegjësisht Komisioni Përkatës;
1.3. Isak Shabani, Ministria e Shëndetësisë;
1.4. Berat Luzha, Shoqata e ish të Burgosurve Politikë të Kosovës;
1.5. Defrim Rifaj, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale;
1.6. Një përfaqësues nga Shoqata e Juristëve të Kosovës.
Brenda afatit prej 15 ditësh obligohet Komisioni i lartcekur që ta procedojë në Qeverinë e Republikës së Kosovës një Plan për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të veta në pajtim me pikën 1. të këtij vendimi.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 44,400.00 (katërdhjetë e katër mijë e katërqind) euro për kompensimin e anëtarëve Komisionit të Ankesave, të Sekretarisë dhe të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Ish të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë, për periudhën kohore Janar-Dhjetor 2020.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar vendimin për emërimin e Bordit Drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore (FSSH), në këtë përbërje:
Armend Zemaj, Ministria e Shëndetësisë;
Hykmete Bajrami, Ministria e Financave;
Skender Reçica, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale;
Rrezart Halili, Kryetari ose Përfaqësuesi i Odës së profesionistëve shëndetësorë;
Murat Berisha, Kryetari i Bordit ose përfaqësuesi i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës;
Bujar Gashi, Asociacioni i Komunave të Kosovës;
Muhamedali Kodra, përfaqësues i shoqatave të pacientëve.
Në mbledhjen e sotme të Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Komisionit Mbikëqyrës për mbikëqyrjen e zbatimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi për hapjen e kalimit kufitar të përbashkët Kotlovë – Kuqishtë për trafikun rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve.
Po ashtu, kabineti qeveritar ka marrë vendim për Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.
Qeveria e Kosovës ka aprovuar vendimin për ndryshimet për regjistrat kontabël të harmonizuar sipas neneve 9 dhe 10 të Ligjit Nr. 07/L-014 Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit me Nr.07/L-001 Mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.
Me kërkesë të Ministrisë se Financave Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e shumës prej treqind e gjashtëdhjetë mijë e njëqind e shtatëdhjetë euro (360,170.00 €), në bazë të kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për qëllim të financimit të aparaturave mjekësore për testim për Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik dhe IKSHPK, bazuar në planin e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në këtë mbledhje të Qeverisë, Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri ka informuar kabinetin qeveritar për rrjedhën e punës në finalizimin e Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, në këtë mbledhje Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka informuar kabinetin qeveritar lidhur me përgatitjet që janë duke u bërë për fillimin e vitit të ri shkollor.
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...