Ju dogj vetura e 30 mijë eurove, që e kishte blerë para një muaji

15:35 | 9 Maj 2022
arbresh.info

Një veturë në vlerë prej rreth 30 mijë eurove ishte njëra ndër veturat e djegura në një parking në Veternik.

Këtë e ka bërë të ditur pronarja e veturës derisa deshi të mbetej anonim.

“E kam pa duke u djegur veturën. Doja ta largoja timen, por nuk kisha guxim shkaku i rrezikut, dhe isha me fëmijët. Veturën e kam blerë para një muaji rreth 30 mijë euro”, bëri të ditur ajo.

Nga një zjarr që shpërtheu në një veturë në Veternik, u përfshinë edhe shtatë vetura tjera përreth./arbresh.info/

Ja sa vetura janë djegur në Veternik

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme