Është shuar sot përgjithmonë kandili i letërsisë shqiptare, shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare.
Figura më e shquar e letërsisë shqiptare dhe intelektuali ndërkombëtar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Tiranës në moshën 88-vjeçare nga ataku kardiak.
Kadare ka lindur me 28 janar 1936 në Gjirokastër në kohën e mbretit Zog në një familje bektashie qytetare.
Në qytetin e tij të lindjes, Kadare përfundoi shkollën fillore dhe të mesme ndërsa kohën më të madhe në fëmijëri ai e kalonte në bibliotekën e gjyshit nga e ëma.
Kur ishte 11 vjeç, lexoi Makbethin e Shekspirit, dhe kështu i lindi dashuria për letërsinë. Në këtë moshë shkroi tregimet e para, të cilat i botoi te revista “Pionieri” në Tiranë.
Kadare ka përfunduar studimet universitare në degën e Gjuhës dhe Letërsisë në Universitetin e Tiranës me 1958 dhe u diplomua për Mësuesi.
Deri në vitin 1990 ai ka jetuar në Tiranë për tu zhvendosur më pas në Francë
Kadare u përqendrua në shkrimin e poezive deri me publikimin e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i cili i solli atij suksesin më të madh ndërkombëtar.
Ndryshe, ai mori një mori çmimesh të ndryshme ndërkombëtare ndërsa ishte i nominuar 15 herë për çmimin Nobel në Letërsi
Veprat e Ismail Kadaresë janë botuar në 45 gjuhë të botës.
Herën e fundit që Kadare vizitoi Kosovën ishte viti 2023, ku edhe është nderuar me urdhrin
“Hasan Prishtina”, urdhri më i lart që ndahet nga Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë
Kurse, pas dy muajsh, Kadare ka marr edhe shtetësinë kosovare nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Presidentja, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të dijetarit më të njohur shqiptar.
“Ismail Kadare ishte gjeniu shqiptar, njeriu e shkrimtari i cili tërë jetën dhe veprën e vet ia kushtoi dashurisë ndaj tokës, gjakut e vendit të shqiptarëve, duke krijuar një trashëgimi të pakundshoqe adhurimi e lavdie ndaj vendit e kombit të vet”, thuhet mes tjerash në telegramin e ngushëllimit të Osmanit.
Për humbjen e Kadaresë, ngushëllime ka shprehur edhe kryeministri Albin Kurti duke e konsideruar vdekjen e tij si humbjen më të madhe për të gjithë shqiptarët.
“Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë. Porsa hymë në gjysmën e dytë të vitit 2024, Kadare mbylli sytë përgjithmonë. Por sytë tanë kanë parë e do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Ismail Kadaresë”, shkruan Kurti.
Pikëllim për vdekjen e tij kanë shprehur edhe krerët e shtetit të Shqipërisë.
Deri në vitin 2020, shumica e rreth 80 romaneve, dramave, skenarëve, poezive, eseve dhe koleksioneve të tregimeve të tij ishin përkthyer në gjuhë të ndryshme.
Ndër veprat më të njohura që Kadare la pas vetës janë: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Rrethimi, Kalorësi fantazmë, Prilli i thyer, Pallati i Endrrave, Pramida dhe Pasardhësi.
Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj të shekujve 20 dhe 21, dhe si një zë universal kundër totalitarizmit.
Ndryshe, Kadare ishte i martuar me autoren shqiptare, Helena Gushi me të cilin kanë dy vajza./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...