Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka kundërshtuar fuqishëm cilësimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si “ndërmarrje kriminale të përbashkët”.
“Cilësimi i prokurorit se ne qenkemi ndërmarrje kriminale e përbashkët për mua, shokët, e familjen dhe kombin nuk ka diçka më fyese, pasi ne një kohë të gjatë, në rrethana të vështira u vumë në anën e luftës për liri. I arritëm me vendet e BE, ShBA, NATO e OKB dhe të gjithë së bashku jem ndërmarrje e përbashkët çlirimtare, kriminale janë jo vetëm serbët por dhe mbështetësit e politikave të Beogradit”, është shprehur Krasniqi, shkruan arbresh.info.
Aktakuza kundër Jakup Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë. Aktakuza e ngarkon Jakup Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale./arbresh.info/
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës