Google ADS

Hoti si kryeministër: Do të punoj për të kthyer e për forcuar miqësitë tona ndërkombëtare

13:54 | 3 Qershor 2020
L G

Kryeministri i sapo zgjedhur i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar para mediave menjëherë pas votimit.

Ai, u deklaruar se është i kënaqur me koalicionin e ri me AAK, NISMA dhe Listën Serbe.

“Sot në një seancë të organizuar jashtëzakonisht mirë është votuar qeveria e re, unë jam shumë i kënaqur që përfundimisht pas një punë më shumë se një muaj kemi bërë bashkë një program që i adreson nevojat më emergjente që ka shteti i Kosovës, që është lufta kundër kësaj pandemie”, u shpreh Hoti.

Ai po ashtu bëri të ditur se do të ketë ndërrim të diskursit publik në vend, e se do të bashkëpunojë edhe me opozitën.

“Unë sot kam dhënë zotimet para deputetëve për ndërrimin e diskursit publik në vend, për të kthyer normalitet dhe siguri në jetët tona të përditshme dhe për të kthyer e për forcuar miqësitë tona ndërkombëtare jam i vetëdijshëm për sfidat që i kemi, jam i bindur në koalicionin që kemi ndërtuar. Do t’i dalim zot këtij vendi, duke punuar edhe me opozitën”,  tha Hoti./ arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme