Google ADS

Hoti me video mesazh për mërgimtarët, i motivon për të votuar

15:46 | 2 Shkurt 2021
M. A.

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka realizuar një video-mesazh drejtuar mërgatës.

Hoti tha se Pavarësia e Kosovës e ka vulosur lirinë e popullit tonë.

“Këtë rrugëtim të gjatë e bëmë së bashku me miqtë tanë që u mbesim përgjithmonë mirënjohës. Mërgatë e dashur tashmë periudha për regjistrimin për votim nga jashtë ka përfunduar, prandaj ju bëjë thirrje të kontribuoni me votën tuaj, përmes së cilës ju mbani lidhjen me atdheun. Zgjedhjet do të mbahen megjithatë procesi i vështirë na pret përpara për zgjedhjen e qeverisë dhe presidentit të vendit. Ju bëjë thirrje që së bashku të prodhojmë stabilitet politik duke votuar LDK-në dhe përfaqësuesit e juaj në listën e LDK-së”, tha Hoti.

Hoti theksoi se LDK është e gatshme për këto zgjedhje dhe se janë të organizuar për fitore.

“Shteti shtet është primare për LDK-në sepse Republika e Kosovës është arritja më e madhe shekullore e popullit shqiptar. Janë njerëzit e mirë dhe aktivistët e devotshëm të LDK-së të cilët u detyrohemi për punë të palodhshme për vendin tonë. LDK është zgjidhja e vetme në këto zgjedhje, për demokracinë, për shtetin-shtet, siç e përjetoni vetë çdo ditë në vendet ku jetoni. LDK është më e madhe se secili individ”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme