Hamëz Jashari dhuron çelsin e shtëpisë së parë familjes në nevojë

14:57 | 28 Nëntor 2018
Arbresh.info

Komuna e Prizrenit dhe shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” kanë organizuar ceremoninë e ndarjes së 28 shtëpive për 28 familje në nevojë.

Hamëz Jashari nga familja e Jasharajve ka falënderuar Halil Kastratin për punën që bënë dhe ka dhuruar çelsin e shtëpisë së parë për familjen në nevojë.

“Falenderoj hoxhën Halil Kastrati që është duke bërë një punë të jashtëzakonshme. Hoxhë mos u ndalni shkoni deri tek dera e fundit që ka nevojë për ju. Në këto momente të papërshkrueshme, ju uroj të gjithë shqiptarëve Festën e 28 Nëntorit”, ka thënë ai./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/605918289824846/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme