Google ADS

Hajvalia mbetet pa ndriçim, banorët fajësojnë komunën

17:04 | 24 Dhjetor 2020
arbresh.info

Rruga që të qon në lagjen Hajvalia nuk e ka asnjë dritë të vetme, e gjatë orëve të mbrëmjes kjo lagje ndriçohet vetëm nga bizneset që operojnë në këtë pjesë

Banorët e kësaj lagjeje që gjendet në periferi të Prishtinë qe sa vite po përballen me problemin e ndriçimit të rrugëve të tyre.

Kjo për banorët e kësaj lagjeje është mjaft shqetësuese, duke e parë që lagjia është e mbushur me qen endacak.

Një banorë për arbresh.info, ka thënë se së bashku më banorët e tjerë kanë bërë kërkesë në Komunën e Prishtinës për t’i ndriçuar këto rrugica të kësaj lagjeje sepse disa pjesë janë të ndriçuara e disa të tjera jo.

Habib Qorri, Udhëheqës i sektorit për shërbime publike, në Drejtorin e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtim, ka deklaruar për arbresh.info se këtë vit në bazë të planifikimit kemi proceduar këtë projekt, por ka pasur problem në procedurë të prokurimit  gjë që ka ardhur deri te anulimi i kësaj procedure, mandej është rishpallur.

“Çdo vit kemi të planifikuar mirëmbajtjen e ndriçimit publik për të gjitha rrugët dhe hapësirat që janë në sistem të ndriçimit publik. Po ashtu edhe këtë vit në bazë të planifikimit kemi proceduar këtë projekt, por ka pasur problem në procedurë të prokurimit  gjë që ka ardhur deri te anulimi i kësaj procedure, mandej është rishpallur, prandaj kemi mbetur pa kontratë deri më tani. Kjo është arsye që nuk po kemi mundësi për intervenime në defekte të ndryshme në sistemin e ndriçimit publik dhe shumë rrugë kanë ngelur pa mirëmbajtje të ndriçimit”, ka deklaruar Qorri.

Ndër të tjera Qorri, ka thënë se në momentin që kanë kontratë, në një kohë sa më të shkurtë do të sanohet gjendja në këtë lagje.

“Momentin që do të kemi kontratë ne si drejtori bëjmë angazhimin maksimal dhe për kohë të shkurtër e sanojmë gjendjen, te gjitha te dhënat i kemi ne liste te riparimit sipas kërkesave”, ka thënë Qorri./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme